Pas një ftese zyrtare nga State Departament-i i SHBA-ve, këto ditë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizon disa takime të rëndësishme.
Kështu sot ai ka takuar Jason Steinbaum – Drejtor i Stafit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe anëtar i Komisionit për Politika të Jashtme, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë rast kryetari Gashi e ka njoftuar Steinbaum-in për zhvillimet më të reja politike në Maqedoninë e Veriut, veçmas me ato që kanë të bëjnë me procesin e integrimit atlantik të vendit, duke e potencuar këtu rolin e madh që kanë luajtur SHBA-të në këtë proces.
Edhe drejtori Steinbaum, nga ana e tij, ka shfaqur admirimin e tij për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe të shqiptarëve në agjendën atlantike dhe ka shprehur inkurajimin që kjo rrugë të vazhdojë.
Në takim është folur edhe për rolin e rëndësishëm që e luajnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë në zhvillimet e përgjithshme politike në rajon.