Pasi kanë kaluar më shumë se dy vite që nga raportimi i rastit të parë me Covid-19, Wuhan, qyteti ku nisi pandemia ka izoluar rreth 1 milion banorë, pasi zbuloi katër raste asimptomatike, sipas mediave të huaja.
Autoritetet urdhëruan 970,000 banorët e rrethit Wuhan të Jiangxia të karantinohen për 3 ditë, gjatë të cilit do të ndalohen mbledhjet e në grupe, ngrënia në restorante, do të mbyllen vendet publike, tregjet e produkteve bujqësore dhe pezullimi i shërbimeve të autobusëve dhe metrosë.
Ky është bllokimi i parë i qytetit që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, kur qeveria kineze izoloi të gjithë qytetin nga janari në prill pas zbulimit të rasteve të para me koronavirus. Pavarësisht kritikave nga ekspertët e shëndetësisë, qeveria kineze po vijon testimet masive për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Masat e marra nga qeveria kineze, janë në kontrast me politikat e ndjekura nga qeveritë e shteteve të tjera, të cilat kanë lehtësuar masat prej kohësh./abcnews.al/