Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Agim Baçi: Ëndrra në sirtar…

3 vjet më parë
in KULTURË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Nga Agim Baçi
-Të lutem grua, a më merr një nga ato ëndrrat në sirtar, që të bëj një gjumë të qetë sonte, se jam goxha i lodhur?
– Ëndrra në sirtar?
– Në sirtarin ku lë gjërat e mia, dokumentet, aty, nën shtresën e parë, ngrije pak atë shtresën e hollë të kompesatës dhe ke disa ëndrra aty. Të lutem merr vetëm një. Jo më shumë se një. Kujdes kur i ndan nga njëra-tjetra, se janë gati të padukshme, janë më të holla se fletët e cigares, dhe mund të të marri dora disa njëherësh. Kujdes se po i hoqe nga aty, nuk mund të shihen më, se marrin dritë.
– Burrë, ulu se po të sjell diçka të freskët për të pirë, si fillim, e pastaj edhe hamë bashkë, se kam gatuar dhe për pak është gati. Ke etje?
– Grua, jam thjesht i lodhur. Të lutem mos përto. Nuk ka nevojë të më shohësh me kaq dyshim e kureshtje, por, të lutem, merr një ëndërr aty se më shumë dua të fle se sa të ha apo të pi diçka. Jam mirë, mos më shih e habitur. S’ka gjë për t’u shqetësuar.
– Po, a nuk është thjesht një shprehje popullore kjo e ëndrrave në sirtar? E si mund të marr unë një ëndërr në sirtar?
-Po pse grua, ti që ishe për mua ëndërr, që të kam menduar dhe rimenduar dhjetra herë, a nuk je sot kaq reale? A nuk je tani përballë meje?
– Unë paskam qenë për ty ëndërr në sirtar?
– Po, ashtu ke qenë përpara se të të njihja. Dhe sot, ja, je përballë meje. Dhe unë jam i kënaqur që je kaq reale…
– Ke edhe gra të tjera aty, në ato ëndrra?
-Hahaha, ëndrrat e tjera, që janë aty, në atë sirtar, vlejnë vetëm për shkak të asaj ëndrre që lidhet me ty. Ndaj të kërkova ty t’i merrje. Duan veç dorën tënde për t’i dalluar dhe ndarë.
-Po pse nuk e pashë edhe unë këtë ëndërr me ty përpara se të të njihja?
– Grua, për dy veta që duhen mjafton një ëndërr, e jo dy. Të tjerat, “në sirar” janë thjesht gjëra që vlejnë për shkaka të ëndrrës së parë.
– Do të thuash që për një dashuri mjafton të mendojë vetëm njëri prej tyre?
– Desha të të them se, mjafton një ëndërr për dy veta. Dy ëndrra mund të kenë më pas shumë gjëra që s’do arrinin të qëndronin bashkë edhe pse mund të kenë më shumë rrugë, më shumë kohë, më shumë udhëtime të bukura.
-Po pse?
– Sepse ëndrrat, që të kuptohen e shijohen, duan dy persona që mendojnë, shqetësohen e gëzohen për të njëjtat gjëra, në të njëjtën kohë. Më pas, këtë kuptim të përbashkët mund ta mendosh, ta zgjerosh me imagjinatë, ta mbash mend gjithë jetën, sepse një ëndërr ka gjithnjë kohë brenda vetes. Por, dy ëndrra ndoshta do përplaseshin për kohët brenda tyre.
– A mund ta shohin dy veta një ëndërr?
-Jo, dy veta mund të përjetojnë të njëjtën dashuri. Mjafton që ai apo ajo që e sheh të dijë ta mbajë, të dijë ta rrëfejë dhe ta ketë në mendje e zemër në çdo çast.
– Pse s’ma kishe thënë kurrë këtë gjë?
– Se duhej të vinte ky çast, që ta shihnim bashkë
-Ç’farë duhet të shohim bashkë?
-Se si do arrish t’i marrësh e pastaj edhe t’i ndash ëndrrat kur unë dua t’i shoh, në një natë si kjo, kur jam i lodhur, dhe më duhet që dora jote të marrë nga një ëndërr.
-Oh, me gjithë qejf burrë, ja prit, vetëm një çast. Të heq diçka nga soba sepse është duke u djegur në furrë. Vetëm një çast. Vetëm një çast…
-Ah ky çast, që gjithnjë të dërgon nga krahu tjetër i asaj që mund të jesh duke pritur. Nuk presin ëndrrat grua, ndaj të lutem mos më vono.
-Si nuk presin ëndrrat. A më the se ato aty janë, në sirtar, apo jo? A nuk më the që janë aty dhe presin vetëm dorën time?
-Po, por zgjatja e duarve të tua duhet të shkojë edhe me dëshirën time për të fjetur. Ndoshta pak më vonë, sytë do i kem të zëna me tjetër gjë, duke lexuar apo parë diçka…
-Po një çast, se mund të marrim të gjithë flakë në shtëpi nga ajo që po digjet në furrë.
-Ajo është djegur tashmë grua. Është djegur. Të thashë, vetëm një çast. Tani shko më mirë dhe hiq çfarë ke në furrë.
-Në zjarr kam gjellën tënde të preferuar, atë që të pëlqen shumë
-Epo, më sill atë një herë, se mund të fle edhe pak më vonë. Tani sikur më doli pak gjumi.
-Atëherë, hajde hamë bashkë, se ke kohë të flesh.
-Po, një gjellë e mirë ja vlen. Ja po vij. Po sirtari, pse qenka hapur?
/FolDrejt/
Porosit Web Porosit Web
Tags: foldrejttregim
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kaplohet nga zjarri një veturë në Gjilan, ishte e parkuar në trotuar

Lajmi tjetër

Themelohet Distrikti Rotary Shqipëri – Kosovë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM