Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka treguar një histori se si ishin sharë me nëna me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Bahtiri tutje thotë se e ndaluan disa gazetarë që të shkojë tek ai.
“Ju e dini shumë mirë që jemi sha me nënë, dhe unë kam shku drejt tij, gazetarët që ka qenë prezentë në urën e Ibrit, më kanë kapë dhe nuk më kanë lënë me shku te ai. Ai e din shqipen shumë mirë, por jemi sha në gjuhën serbo-kroate. Hyra brenda, dhe ka kërkuar pasi AKR-ja atë kohë i ka psë marrëveshje katër ministri, ka kërkuar nga unë, se isha zv/president që Listës Serbe t’i japin ministrinë e Bujqqësisë, dhe unë i kam thënë a e dini që kjo punë nuk bëhet.” – tha Bahtiri në emisionin Politiko në Kanal10.