Agim Bahtiri, i cili kohë më parë ishte kryetar i Mitrovicës, ishte i ftuar në Kanal10, më saktësisht në emisionin Politiko.
Aty Bahtiri ka folur për takimin e Ramush Haradinajt me Goran Rakiqin në kohën kur në Kosovë, po tentohej të formohej koalicioni PAN e kryeministër do të bëhej Ramush Haradinaj.
Ai ka zbuluar se pas një telefonate të Haradinajt e më pas të Rakiqit, kishte përfunduar në shtëpinë e nënkryetarit t9 Listës Serbe, Milan Radojçiq, por ishte frikësuar se Haradinajn e kishte kidnapuar Rakiqi, nuk e dinte se aty kishte shkuar për marrëveshje.
“Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj i ka lut serbët. Kah ora 21:00 i mramjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vijsh te ai person që të telëefonoj, unë jam i gatshëm të dërgojë te ai. Unë me të thënë të vërtetën kam menduar që e kanë kidnapuar Ramushin. E kam thirr komandatin e Mitrovicës së Jugut, edhe ju kam treguar se nëse më ndodh diçka e dini se jam nalt. E kam pa për herë të parë shtëpinë e jaranit të tij, Radojçiqit. Kur kam zbritur prej kerrit, i kam parë disa persona me automata të moshës 30 vjecare. Kur hyna brenda e kam pa Ramushin bashkë me Radojçiqin”, ka thënë ndër të tjera Bahtiri në emisionin Politiko në televizionin Kanal10, transmeton Fol Drejt.