Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka marrë vendim që të ri-aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar. Kështu bën të ditur Zyra për Informim e MPB’së.
Qëllimi i këtij veprimi është që të koordinohen të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të krizës me Covid-19.
Kjo është komunikata e plotë nga Zyra e Informimit të MPB’së:
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ri-aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar dhe ndryshon përbërjen e Grupit Ndër – Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19.
Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës.
Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.