Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Agim Veliu “nuk rri rehat”, përplaset në distancë me Abdixhikun

"Kryesia e LDK-së nuk mund t’i legjitimojë shkeljet e rregullores dhe statutit"

3 vjet më parë
in KOSOVË, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Agim Veliu duket se ka mbetur i pakënaqur me zhvillimet e fundit brenda partisë, në nivel lokal.

Ai është duke i kontestuar zgjedhjet e fundit brenda partisë, ndërsa akuzat më të rënda i ka adresuar në llogari të Lumir Abdixhikut, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), transmeton Fol Drejt.

Ish nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish kryetar i komunës së Podujevës, i ka vazhduar kritikat pas shkarkimit që iu bë nga pozita e kryetarit të degës së kësaj partie në Podujevë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Veliu në një postim të gjatë në Facebook thekson se kryesia e LDK-së nuk mund ta legjitimojë një shkelje kaq të madhe të rregullores dhe statutit nga ana e Abdixhikut.

Ai më tej shkruan se Abdixhiku mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Marrje e përgjegjësisë, apo përpjekje për fshehjen e përgjegjësisë?
Lumir Abdixhikut i janë dashur më shumë se dy muaj ta kuptojë se kandidati i tij i ka humbur zgjedhjet në Podujevë. Madje, ai u përpoq të tregohet goxha burrë dhe ta kursejë nga hisja e përgjegjësisë dokun e tij, dhe krejt përgjegjësinë e humbjes e mori mbi vete.
Lumiri, në një intervistë televizive tha se respekton çdo njeri që ka kontribuar në LDK (duke aluduar në ata të cilëve ai tani po provon t’ua mbyll derën), por vendimet e LDK-së merren me votë në strukturat e partisë dhe janë vendime që kanë mbështetje të gjerë.
Jo Lumir. Nuk mund të kenë mbështetje të gjerë vendimet tua kundërstatutare, si ai 9 qershorit 2021, kur Degës në Podujevë ia more kompetencat e të vepruarit dhe e detyrove që nga legjitimiteti të kalojë në jo legjitimitet, nga funksionaliteti në jo funksionalitet dhe nga uniteti në përçarje të madhe.
Lumir, ti nuk e respektove as vendimin tënd kundërstatutar të 9 qershorit.
Me dinakëri u shkel edhe vetë ai vendim, pika 5 b, në të cilin thuhej se “pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e Degës, në përputhje me Platformën e Kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutare”. Platforma e Lumirit nuk mund të abrogojë normat dhe rregullat që dalin nga Statuti i LDK-së.
Pas procesit zgjedhor Kryesia nuk mori asnjë vendim se si do të veprohej, me të cilin do të njoftohej edhe Kryesia e Degës dhe do të merreshin veprimet e duhura, kuptohet në bazë të Statutit të partisë.
Lumir, pse nuk u organizua asnjë takim i Kryesisë së Degës dhe Komisionit për vlerësim të gjendjes ne Dege pas zgjedhjeve? Pse nuk prite një raport për gjendjen në Degë? Pse gjithë ajo nguti e mobilizim që gjatë natës të thirret një kuvend për të zgjedhur një kryetar, pa kryesi?
Po të pyes, sepse përgjigjen në këto pyetje e ke dhënë me vendimin tënd të djeshëm.
Ngutia jote kishte për qëllim që Dega e Podujevës të mos përfshihej në grupin e 11 degëve të tjera, që duhet të organizojnë zgjedhje në të gjitha nivelet.
Në Podujevë duhej, ashtu siç e nise edhe ta kryeje punën, në mënyrë klandestine dhe tinëzare: një kuvend të jashtëzakonshëm, me shpejtësi të jashtëzakonshme, me shkelje të jashtëzakonshme statutare!
Lumir, si mund të jetë kryetar i Degës personi që nuk është as delegat/anëtar i Kuvendit të Degës? Kryetari i Degës është edhe kryetar i Kryesisë së Degës dhe kryetar i Kuvendit të Degës. Pra, si mund të jetë kryetari Kuvendit të Degës personi që nuk është as anëtar i Kuvendit?
Kryesia e LDK-së nuk mund ta legjitimojë një shkelje kaq të madhe të rregullores dhe statutit. Apo, ndoshta edhe do t’i legjitimojë Kryesia të gjitha shkeljet kryetarit Lumir, sepse ai tashmë është vetë Statuti i LDK-së.
Lumiri e përmendi se kandidatin e kontrabanduar nga ai e kanë votuar delegatët e Kuvendit.
Në përpjekje për të legjitimuar atë që ua ke servuar ti në mënyrë të paligjshme, në kuvendin e improvizuar, pa ndonjë debat e pa kundërkandidat dhe me votim të hapur, me nguti për ta përmbyllur edhe pa Kryesi, pati delegatë që ranë në lajthitje, edhe pse shumica e kanë ditur se e tëra është një farsë dhe ka shkelje të madhe procedurale, megjithatë kanë votuar, duke mos dashur të shkaktojnë ndarje dhe përçarje.
Mirëpo, Lumir askush nuk mund të garantojë një unitet të tillë ditën kur ai Kuvend duhet të zgjedhë Kryesinë e Degës, të cilën do ta propozojë kryetari yt klandestin.
Lumiri dhe grupi i tij, Kryesia e LDK-së, duhet të marrin përgjegjësi për vendimin antistatutar, të paligjshëm dhe përçarës për Degën e Podujevës.
Lumiri mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës…
Ti Lumir dhe Kryesia që drejton do ta mbani përgjegjësinë e plotë para anëtarësisë për pasojat e instalimit të një kryetari të paligjshëm në Degën e LDK-së.

Tags: agim veliuLDKpodujeve
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ibrahimoviq do të mungoj në Della Madonnina

Lajmi tjetër

Iniciativa e Berishës lihet jashtë nga KQZ, pranohet LSI dhe…

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM