Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes ia ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), një donacion në vlerë prej 75 mijë dollarëve, raporton Fol Drejt.
Donacioni përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.
Postimi i plotë:
Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes dhuroi donacionin e radhës për Kompaninë tonë të materieve të Rrezikshme.
Donacioni i radhës në vlerë prej rreth 75 mijë dollar, përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.
Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdoj edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomik, biologjike dhe radiologjike.
Falënderim dhe mirënjohje e lartë për DTRA-në!