Agjencia Kombëtare Çeke për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Informacionit e quajti sot aplikacionin kinez TikTok një kërcënim sigurie dhe paralajmëroi se përdorimi i tij përbën rrezik si për nëpunësit civilë ashtu edhe për publikun.
Ne lëshuam paralajmërimin bazuar në një analizë komplekse të informacionit për këtë aplikacion, të cilin e morëm si nga burime publike ashtu edhe nga aleatët tanë, tha kreu i NUKIB, Lukas Kintr, në një deklaratë, transmeton faqja çeke idnes.cz.
Ky paralajmërim thuhet se është i detyrueshëm për personat e mbuluar nga Akti i Sigurisë Kibernetike dhe ata do të duhet të fshijnë TikTok-un, transmeton Fol Drejt.