Agjencia amerikane Fitch Ratings ka vënë në vëzhgim vlerësimin e kreditit të SHBA-së për shkak të një uljeje të mundshme.
Kjo agjenci e vlerësimit të kredisë ka ruajtur vlerësimin më të lartë “AAA” për Shtetet e Bashkuara, përcjell Fol Drejt.
Fitch Ratings shpjegon në faqen e saj të internetit se vendosi për këtë veprim për shkak të “konfliktit të shtuar midis partive politike në SHBA” që mund të parandalonte një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit./FolDrejt/