Terroristi Hüseyin Şibli me emrin e koduar Ferhat Derik ishte emëruar me detyrë në Irak nga e ashtuquajtura administrata e organizatës terroriste e rajonit Kandil
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiye-s (MIT) neutralizoi në qytetin Sulaymaniyah të Irakut terroristin sirian Hüseyin Şibli, të ashtuquajturin bashkëkryetar i këshillit ekzekutiv qendror të administratës autonome siriane të organizatës terroriste PKK, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, terroristi Hüseyin Şibli me emrin e koduar Ferhat Derik ishte emëruar me detyrë në Irak nga e ashtuquajtura administrata e organizatës terroriste e rajonit Kandil.
U përcaktua se krerët terroristë në Kandil, kishin planifikuar që terroristi Şibli të formonte marrëdhënie interesi me vendet e treta jashtë rajonit dhe të krijonte një strukturë të re terroriste në Irak.
Terroristi Şibli u neutralizua në qytetin Sulaymaniyah me operacionin e inteligjencës turke MIT në një thellësi prej 275 kilometrash nga kufiri Türkiye-Irak. Ai ishte një nga emrat më të afërt të terroristit Ferhat Abdi Şahin me emrin e koduar “Şahin Cilo” i cili tregohet si një nga emrat e rëndësishëm të strukturimit të ashtuquajtur të administratës së Kandilit në Siri.
– Vazhdoi aktivitetet terroriste në Halep, Gara dhe Kandil
Me origjinë nga rajoni Al-Malikiyah i Sirisë, Hüseyin Şibli iu bashkua organizatës terroriste PKK në periudhën kur kreu terrorist Abdullah Öcalan ndodhej në Siri.
Terroristi Şibli ka kryer akte terroriste në qytetin Halep të Sirisë dhe në rajonet Gara dhe Kandil në veri të Irakut. Në vitin 2014 ai u bë anëtar në të ashtuquajturin këshilli ekzekutiv, përgjegjës për vendbanimet e kontrolluara nga PKK-ja në Siri.
Që nga viti 2019 terroristi Şibli kryente veprime si bashkëkryetar i të ashtuquajturit këshilli ekzekutiv qendror i administratës autonome siriane të organizatës terroriste PKK./FolDrejt/