Agjencia suedeze e sigurisë së brendshme, e njohur si SAPO, tha se 32-vjeçari që është në paraburgim për sulmin me thikë të 6 korrikut tani dyshohet për “krime terroriste nëpërmjet vrasjes”, që do të thotë se SAPO tani ka marrë përsipër hetimin.
Vrasja e një gruaje gjatë një aktiviteti politik vjetor në Suedi në fillim të këtij muaji tani po hetohet si akt terrori, sipas autoriteteve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Agjencia suedeze e sigurisë së brendshme, e njohur si SAPO, tha se 32-vjeçari që është në paraburgim për sulmin me thikë të 6 korrikut tani dyshohet për “krime terroriste nëpërmjet vrasjes”, që do të thotë se SAPO tani ka marrë përsipër hetimin.
Zëdhënësi i agjencisë Gabriel Wernstedt i tha transmetuesit suedez SVT të hënën se “kanë dalë informacione që kanë çuar në dyshime të reja”. Wernstedt nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.
I dyshuari, i identifikuar nga mediat suedeze si Theodor Engström, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe ka pranuar vrasjen. SVT raportoi se ai ka lidhje me grupin neo-nazist NMR, Lëvizja e Rezistencës Nordike.
Viktima, 64-vjeçarja Ing-Marie Wiselgren, ishte mjeke dhe koordinatore psikiatrike për komunat dhe rajonet e Suedisë.
Nuk ka asnjë të dyshuar tjetër në këtë rast, tha SAPO të hënën.
Java e Almedalenit është një ngjarje vjetore ku marrin pjesë politikanë të lartë nga parti të ndryshme, lobistë, grupe të ndryshme dhe anëtarë të interesuar të publikut. Ngjarja zhvillohet në dhe rreth Almedalen, një park në Visby, qyteti kryesor i ishullit Gotland, dhe përbëhet nga debate që janë më informale se ato në parlament./FolDrejt/