Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot do të organizohet një tryezë diskutimi mbi figurën e Nënës Terezë.
Kjo tryezë diskutimi vjen si pjesë e agjendës shtetërore të “Ditëve të Nënë Terezës”, për të shënuar 25-vjetorin e vdekjes së saj, transmeton Fol Drejt.
Tryeza e diskutimit pritet të fillojë në orën 14:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë./FolDrejt/