Kryeministri i Republikës së Kosovës pritet të marrë pjesë në tri organizime të ndryshme, ka njoftuar zyra e tij për media.
Këto janë tri aktivitetet për të cilat bëhet fjalë:
1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Javën e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit, Gratë dhe Pronësia Intelektuale – Nxitja e Inovacionit dhe Kreativiteti, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ky organizim mbahet në Hotel Emerald nga ora 10:30.
2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë. Organizimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 11:30.
3. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Tryezën e Diskutimit të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për draft Programin Kombëtar të Shkencës. Organizimi mbahen në Amfiteatrin e madh, ndërtesën e ish-Rilindjes nga ora 14:00. /FolDrejt/