Nuk është hera e parë që Angela Merkel merr mbi supet e saj të zgjidh problemet që deri para pak kohësh merreshin si të pazgjidhshme. Megjithatë, takimi i të hënës mbrëma në Samitin e Berlinit mes saj dhe presidentit francez Emanuel Macron dhe shefave të Serbisë e Kosovës kaloi nëpër një klimë të rrezikshme.
“Duhet çdoherë të jemi të vetëdijshëm kur flitet për shkëmbimin e territoreve,” tha politikani me përvojë të gjatë Jean Asselborn nga Luksemburgu. “Kjo ide mund të kapërcejë shpejt në vendet tjera të rajonit ballkanik” vijoi më tej ministri i jashtëm i Luksemburgut, përcjell foldrejt.com.
Siç bën me dije magazina më e madhe DER SPIEGEL, e cila disponon dokumentin e përmbylljes së samitit të Berlinit, thuhet se liderët pjesëmarrës nuk janë pajtuar – për të shpërndarë optimizmin.
“Serbia dhe Kosova janë pajtuar, që të vijojnë në mënyrë konstruktive dialogun e normalizimit,” shkruhet thatë mbi letrën përmbyllëse. Në të vërtetë, Merkel nuk kishte shumë se çfarë t’u ofronte partnerëve të bisedimeve, mes tjerash edhe Macronit.
Zyra e Kancelares në fakt mohon ndarjen e Kosovës, por shumë diplomatë europianë dyshojnë nëse ajo vërtet ka ndonjë zgjidhje konkrete. Në anën tjetër sipas SPIEGEL, Macron vijon të mbesë kokëfortë sa i takon zgjerimi të Bashkimit Europian dhe më iniciativë të tij nuk është publikuar raporti i Komisionit Europian që parashihte hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky raport do publikohet vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme europiane në 29 maj.
Asselborn tregon gabimin e mundshëm ndaj Maqedonisë Veriore
Asselborn që gjatë dydekadave të fundit ka qenë pjesë e zyrave të Brukselit, thekson se deri tani çdoherë i është bërë e qartë Maqedonisë Veriore se hapja e bisedimeve me të nuk ka ndodhur, për shkak të kontestit të emrit.
“Do ishte një gabim serioz i BE-së kundrejt Maqedonisë, por edhe kundrejt rajonit të Ballkanit – nëse BE tani ia kthen shpinën Maqedonisë Veriore,” tha Asselborn, përcjell foldrejt.com. “Nëse Macron nuk e tejkalon krizën, tregohet se agjenda e popullistëve të Le Pen, orientojnë edhe agjendën e BE.”
Franca është kategorikisht kundër çdo lloj zgjerimit të BE-së, dhe kjo pritet të prekë më shumë Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
Për këtë kancelarja gjermane Angela Merkel kishte takuar e vetme shefat e qeverive të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, përpara se Macron të arrinte në Berlin. Me siguri duhet t’u ketë paralajmëruar diçka…./Foldrejt.com