Nesër, shënohet 14-vjetori i pavarësisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës gjatë kësaj dite do të shënojë një sërë aktivitetesh, transmeton Fol Drejt.
Aktivitetet do të nisin në orën 08:00, me ngritjen e flamurit në oborr të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.
Nga ora 09:10-09:30 do të vendosen kurora tek kompleksi Adem Jashari në Skenderaj.
Në orën 10:30-10:35 do të vendosen kurora pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova.
Do të vazhdohen aktivitetet duke u zhvendosur në Kuvendin e Kosovës. Aty do të mbahet seancë solemne nga ora 11:00-11:40.
Në orën 12:00 deri në 13:00 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës, në sheshin Nëna Terezë.
Nga ora 14:00 – 15:00, bëhet përurimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Në orën 16:00 – 17:00, aktiviteti i radhësh do të jetë pritja shtetërore, në sallën Atelier, në Pallatin e Rinisë.
Një koncert do të mbahet nga Filharmonia e Kosovës me vepra shqiptare në orën 17:00 – 18:00, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.
Ansambli Shota dhe Ansambi i Shqipërisë do të shënojnë aktivitetin e parafundit për ditën e pavarësisë së kosovës. Aktiviteti do të mbahet nga ora 18:30-20:00, në Teatrin Kombëtar.
Aktiviteti i fundit do të jetë një koncert, nga ora 20:00 deri në orën 21:30. Ky koncert do të mbahet tek Kino Armata, në Prishtinë./FolDrejt/