Agjenti i Dushan Vlahovic e di mirë interesimin për lojtarin nga klubet më të mira evropiane, përfshirë Arsenalin, duke thënë se një transferim në janar është i mundur, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Juventusi është i vendosur të mbajë një nga asetet e tyre më të mëdha. Megjithatë, bardhezinjtë do të ishin të gatshëm ta shesin sulmuesin serb nëse arrin një ofertë prej të paktën 80 milionë funtesh.
Arsenali është ndoshta skuadra që është më e interesuara për nënshkrimin me 22-vjeçarin, por mbetet të shihet nëse do të shpenzojnë një shumë kaq të madhe parash. Pavarësisht kësaj, Vlahovic është është një aset si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. /FolDrejt/