Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllanë të Lezhës.
Zjarri ka rënë në banesen e shtetasit Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur. Në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi ndodheshin 5 anëtaret e familjes, të cilët po pushonin pasi një dite më parë martuan djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.
Ndersa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjehere jashtë. Djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje, teksa përpiqej të shuante flakët, por pa mundur t’ia dalë.
Zjarrfikësit megjithëse kanë mbërritur në kohë, e kanë patur të pamundur për të shpëtuar banesën nga djegia pasi flakët ishin perhapur me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë banesën.
Shkëndija elektrike dyshohet të jetë bërë shkaktare, kjo pasi në zonë ka vazhdimisht luhatje dhe ndërprerje të energjisë elektrike./tch/