Rreth çështjes së rritjes së çmimeve ka reaguar edhe ish-kryetari Ahmeti, i cili ka tërhequr një paralele krahasimi mes mësimdhënësve dhe deputetëve.
Në një postim në facebook, Shpend Ahmeti është shprehur se nëse rritja e çmimit i ka hequr një deputeti biftekë e salmon, një mësimdhënësi i ka hequr vaj e ngrohje, madje sipas tij disave edhe bukën, transmeton Fol Drejt.
“Është e vërtetë që çmimet nuk janë rrit vetëm për mësimdhënësit, por edhe inflacioni nuk i ka prek të gjithë njejtë. Psh një deputeti ja ka hjek dy byfteka e një sallmon në muaj, por një mësimdhënësi ja ka hjek nja 2-3 litra vaj e 2-3 gradë ngrohje etj. E disave edhe bukën!” – ka thënë Ahmeti./FolDrejt/