Nga Durrësi, qyteti i dëmtimeve më të mëdha nga tërmeti, presidenti Ilir Meta teksa shoqërohej nga kryetari i Parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri, dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, shprehu mirënjohje për Maqedoninë e Veriut, për kontributin e saj në ndihmë të të prekurve nga lëkundjet shkatërrimtare të 26 Nëntorit.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Ali Ahmeti pohoi se për raste të tilla tragjedish natyrore duhet të jemi të përgatitur.
“Shpreh mirënjohje për punën tuaj të deritanishme. Dua t’ju inkurajoj dhe dashtë zoti që tragjedi të tilla mos të ketë. Por këto janë zhvillime të paparashikueshme. Ne duhet të jemi të përgatitur. Më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar më mediat shqiptare për punën dhe sakrificën n tuaj. Kam qenë krenar kur dëgjova që keni shpëtuar jetë njerëzish. I uroj të gjithëve shëndet, dhe Zoti ju ndihmoftë në misionin tuaj”, tha kreu i BDI, Ali Ahmeti.