Ish- kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në orvatej për të kritikuar vendimin e Qeverisë së Republikes së Kosovës për pezullimin e prodhimit të kriptovalutave, ai me nota shpotie e cinizmi ka shtruar pyetjen se a lejohet ngërnja e mishit ndonjherë, transmeton Fol Drejt.
Krahas parashtrimit të pyetjes cinike, ish- i pari i kryeqyteti ka kërkuar nga Qeveri Kurti që t’i ndalojë hajnat.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.