Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë ka reaguar pas anulimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga kryetari Përparim Rama. Asamblisti Bahri Gashi e ka quajtur ‘diktaturë’ qeverisjen e Ramës.
Gashi tha se kryetari Rama po sillet si ‘mbret‘ në Prishtinë ‘duke e shkelë Asamblenë edhe koalicionin e vet‘.
Asamblisti tha se arsyetimi i kryetarit për ndërprerje ishte banal dhe jo serioz.
“Ne shkuam në Seancë, por Perparim Rama pa të drejtë duke dalur shumë joserioz e ndërpreu Seancën që e kanë thirrur me arsyetime banale. Kjo ndërhyrje e Përparim Ramës në Asamble është veç vazhdim, pasi që ai po sillet si mbret në Prishtnë, duke e shkelë Asamblenë edhe koalicionin e vet e duke vepruar kokë më vete“, ka shkruar Gashi në Facebook.