Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke iu referuar rastit të shkarkimit të kryeinspektorit Ylber Topalli, ka thënë se ajo që duhet të shkarkohet është vetë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, shkruan Fol Drejt.
Sipas Grudës partia në pushtet është duke e shfrytëzuar rastin Dehari edhe më tej, prandaj sipas tij shkarkimi i Topallit “është një goditje e ulët”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.
Albulena Haxhiu është tash e dy vite Ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë.
Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
Ajo që duhet të shkarkohet është Minstrja e Drejtësisë.