Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë, në qeverinë e Serbinë, Petar Petkoviq, i është drejtuar përsëri kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ajo që po bën ai, është direkt, kundër popullit serb në Kosovë.
”Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe synon të dëbojë popullin serb dhe institucionet serbe nga Kosova dhe Metohia”, tha Petkoviq.
Kjo deklaratë e tij pasoi pas takmit që pati në Rashkë, me përfaqësues të serbëve të Kosovës, ku mes tjerash po ashtu u shpreh se të gjithë serbët e duan zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, përcjell Klankosova.tv.
Sipas tij ”kjo krizë dhe gjithçka që po ndodh, si dhe dhuna institucionale ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ekzistonin nëse sot do të kishim Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila duhet të jetë kornizë për realizimin e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë”.