Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se është i tronditur nga ajo që ka parë gjatë vizitës së tij në lagjen e sapoçliruar Izium në Kharkiv.
“Ajo që shohim është tronditëse, megjithëse e kemi parë tashmë këtë në Bucha [afër Kievit], në territoret e para të de-okupuara. Po kështu, ndërtesa të shkatërruara, njerëz të vrarë”, u tha ai gazetarëve gjatë vizitës, transmeton rtv21.tv.
Ai falënderoi qeveritë e huaja që dërguan hetues dhe prokurorë në Ukrainë për të hetuar shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga forcat okupuese.
Zelensky shprehu gjithashtu besimin se të gjitha zonat e pushtuara do të kthehen përfundimisht në Ukrainë./21Media