Ndotja e ajrit vret gati nëntë milionë njerëz anembanë botës çdo vit – dy herë më shumë se shefat e shëndetësisë globale supozonin, ka pohuar një studim.
Shkencëtarët tani thonë se frymëmarrja në ajër toksik të shkaktuar nga gazi i automjeteve, fabrikat dhe termocentralet janë përgjegjëse për shkaktim të numrit të madh të vdekjeve sesa pirja e duhanit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) vlerësuan më parë se ndotja e ajrit ishte përgjegjës për vdekjet e 4.5 milionë njerëzve në mbarë botën.
Por studiuesit gjermanë rillogariten të dhënat në dispozicion për të zbuluar numrin e vërtetë, e që rezulton me shifrën afro 8.8 milionëshe, me shumicën e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.
Profesor Thomas Munzel, nga Qendra Mjekësore Universitare e Mainz, bashkëautor i studimit, tha: “Pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit nuk është”.