Dirigjenti rus Valery Gergiev është përjashtuar nga pozicioni i tij si anëtar i huaj i Akademisë Mbretërore Suedeze të Muzikës për hezitimin e tij për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës, ka thënë akademia.
Akademia, e cila përmendi marrëdhënien e tij me Kremlinin dhe Putinin, tha se i kishte kërkuar Gergiev të mbante një qëndrim kundër pushtimit, shkruan Al Jazeera.
“Përmes lidhjeve të tij të ngushta me qeverinë ruse, e cila sot po sulmon Ukrainën, ne zbulojmë se ai ka vepruar në një mënyrë nga e cila nuk mund të lejojmë të mos distancohemi”, tha Susanne Ryden, presidente e akademisë, për agjencinë e lajmeve AFP.
“Kjo është e papranueshme dhe nuk është diçka me të cilën mund të lidhet akademia.”/FolDrejt/