Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Akademiku që merret me punë të vogla e kriticizëm

(Lidhur me reagimin e M. Mufakut “Veprat komplete e profesorit të letërsisë arabe” në gazetën “Koha Ditore”, 30.4.2023, fq. 13)

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Meqë Koha Ditore nuk e publikoi reagimin tim brenda dy jave, vendosa që këtë ta bëj në Academia.edu dhe www.zeriislam.com. Koha është demokratike kur përdhoset dinjiteti i muslimanëve dhe vetë Islamit, por nuk pranon kritika për vete dhe (bashkë)punëtorët e vet.

Nga Nexhat Ibrahimi

Me vonesë më rastisi ta lexoj një reagim (inatçor e denigrues) të profesor Muhamed Mufakut me titull “Veprat komplete e profesorit të letërsisë arabe”, të publikuar në Koha Ditore, shtojca e kulturës më 30 prill 2023. Ta them të vërtetën, kur pashë emrin “Muhamed Mufaku”, u gëzova dhe së pari mendova që ka sjell ndonjë informacion të vyeshëm, por duke hyrë në lexim të tekstit, u zhgënjeva. Në vend të një prezantimi konstruktiv (duke analizuar pikëpamjet pozitive dhe negative) të veprës – kompletit në fjalë, unë lexova vetëm nëpërskëmbëza, inat, mllef, diskreditim dhe asgjë të mirë. Madje, pashë edhe disa kërcënime (apo shantazhe) në adresë të profesor Ismail Ahmedit, dhe gjithashtu një lloj ironie dhe hipokrizie, ku në një anë lavdëron botuesin “Logos-A” e në anën tjetër, një bibliotekë të SHB Logos-A e quan “Bibliotekë për hatër”. Për më tepër që Muhamed Mufaku edhe vetë në Logos-A ka të botuara disa vepra dhe shtrohet pyetja a mos vallë edhe veprat e tij janë bibliotekë “për hatër”.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Unë nuk do ta mbroj Profesor Ismail Ahmedin, sepse ai këtë mund ta bëjë vetë më mirë, nëse e sheh të arsyeshme të merret me gjera të vogla. Nuk do ta mbroj as SHB “Logos-A”, sepse Logos-A me punën e vet qysh moti radhitet ndër botuesit kryesor në trojet shqiptare e rajon, sidomos është shembull i llojllojshmërisë së tematikës, të autorëve, gjuhëve etj. Është një “akademi” në vete, është një fabrikë, që bënë punën e akademive, instituteve, organizatave ku paguhen qindra njerëz me tituj e paga të larta, për të fjetur, për të shëtitur, për të bërë reklama në media, por nuk sheh një punë pozitive për shqiptarët dhe historinë e tyre, për kulturën e tyre.

Por, unë do të mbroj të vërtetën dhe do të qortoj qasjen tendencioze të manifestuar në shkrim. Jam në anën e të drejtit, sepse i njoh të gjitha palët, e sidomos SHB “Logos-A”, nga themelimi e deri sot.

Logos-A afirmon autorët e rinj, por nuk lë pas dore as pleqtë. Publikon autorët meshkuj por edhe femra. Publikon tematikë fetare, teologjike, historike, kulturore, filozofike, sociologjike, psikologjike, politike, letrare, kritikë letrare e tjera e tjera. Aty kemi emrat më të njohur të të kaluarës por edhe të tashmes, vendorë e të huaj. Kush nuk e ka parë këtë fakt deri tash është faji te miopia e tij e jo te Logos-A. Jo çdoherë publikohen emra akademikë, sepse lexuesit tonë nuk janë të gjithë akademikë. Jo çdoherë publikohen vepra për fëmijë, sepse as fëmijët nuk përbëjnë lexuesin e tërësishëm. Logos-A publikon për të gjithë, duke e ruajtur dhe kultivuar korrektësinë intelektuale, shkencore, kulturore, njerëzore.

Autori i reagimit nuk ka analizuar veprën e shkruar të Ismail Ahmedit, që pa dyshim, ka edhe mangësi (sikurse mospërkthimi i teksteve arabisht …). Zoteri Mufaku nuk ka shtruar edhe ndonjë anë pozitive, që pa dyshim nuk mungon, por ka katapultuar akuzë pas akuze, drejtuar rrënimit të dinjitetit të autorit, duke arsyetuar këto rrebeshe të tij me faktin se profesori qenka profesor i letërsisë arabe, ndaj nuk është dashur të publikojë edhe shkrime të historiografisë, gjuhës, përkthime etj. I respektuari profesor Mufaku ka harruar se kompleti është tërësia e veprave të tij, e jo shkrime selektive të tij, shkrime letrare në kuptimin e ngushtë, vetëm e vetëm sepse na qenka profesor letërsie. Madje, kjo mënyrë është pozitive, sepse autorin e kompletit e tregon si figurë më të kompletuar, më të gjithanshëm, se sa një letrar të zhveshur.

Autorit i pengon edhe afërsia apo miqësia e Hasan Kaleshit dhe Ismail Ahmedit, sepse qenkan vendas dhe diç tjetër… Çfarë të keqe ka ky fakt në këtë vend të vogël. Edhe ne gëzohemi e kënaqemi kur shohim një Muhamed Mufak ose një Vehbi Gavoç që shfaqet nga Lindja e mesme në trojet shqiptare, ose një Vehbi Ismail që shfaqet nga Amerika.

Reaguesi prekë edhe tema tjera, si plagjiatura, apo mbase jokompetencë të Ismail Ahmedit për t’u marrë me disa tema, që unë mendoj, janë tema për revista të specializuara, e jo për gazetë ditore, që të krijohet amulli te lexuesi, që të bëjmë emër me sharje e zhurma, dhe të ecim drejt tallava-shkrimeve.

Profesor Mufakut i sugjeroj të merret më shumë me vetveten, si pedagog në Universitetin e Prishtinës, sepse studentët i mbajnë mend sjelljet e tij johumane kur hante e pinte në dhomë mësimi para studentëve në ditë ramazani, dhe si autor, që të sjellë risi nga vendet nga vjen ai, sepse ato na mungojnë, e jo të përpëlitet me tema që ka autorë mjaft të zotë edhe te ne. Kam menduar se me kalimin e erës komuniste ka ndryshuar edhe profesori, dhe kam dashur ta respektoj, por si duket ‘teket” e tij kanë mbetur po ato, që i zbulon herë pas here.

Kërkoj falje nga lexuesi për këtë reagim ndaj reagimit pamfletist të M. Mufakut, sepse kemi tema më madhore në këtë kohë “të jesh o të mos jesh”.

09.05.2023, Prizren

Tags: Koha DitoreMuhamet MufakuNexhat Ibrahimi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ozdemir Asaf-Do të të fsheh ty

Lajmi tjetër

“Integrimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është përgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë në vitet e 90′”

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM