Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka të ngjarë të vazhdojë në vitin 2023, kështu që përpjekjet e Ankarasë për paqe ose të paktën një armëpushim humanitar do të vazhdojnë në të ardhmen e afërt, citohet të ketë thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ajo që shihet është se kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë. Mbështetja nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Perëndimi [për Ukrainën] vazhdon. Ka përgatitje dhe plane në përputhje me rrethanat. Nga ana tjetër, ka deklarata nga Rusia,” Akar u tha gazetarëve në një takim gjatë fundjavës.
Sipas tij, ka shumë të ngjarë që kjo luftë të vazhdojë edhe në vitin 2023, pavarësisht përpjekjeve të vullnetit të mirë të Turqisë dhe dëshirave për paqe dhe armëpushim.
“Ne, si Turqi, sugjerojmë paqen. Të paktën ne bëjmë thirrje për një armëpushim humanitar, i cili do të pasohet me armëpushim të përhershëm dhe bisedime paqeje. Turqia po vazhdon me vendosmëri përpjekjet e saj për këtë qëllim. Ne jemi në favor të paqes dhe përfundimit të luftë”, tha ai. /FolDrejt/