Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë se Turqia nuk është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, por tha se prsin që ato të luftojnë terrorizmin, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, Akar tha: “Ne nuk jemi në asnjë mënyrë kundër politikës së dyerve të hapura të NATO-s. Ne nuk jemi kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës. Por ne kemi luftuar terrorizmin për 40 vjet. Ne presim që të gjithë të tregojnë disa ndjeshmëri dhe t’i kushtojnë vëmendje kësaj lufte, edhe pse jo aq sa ne”.
Duke i kujtuar Suedisë dhe Finlandës premtimet e dhëna në memorandumin trepalësh të nënshkruar qershorin e kaluar për ofertat e NATO-s, Akar tha se Ankaraja pret që ata të përmbushin përgjegjësitë dhe angazhimet e tyre.
Në lidhje me djegien e një kopje të Kuranit në Suedi, Akar tha: “Ne presim që ata të marrin masa. Ne e dënojmë me forcë dhe e refuzojmë atë.”
Negociatat u pezulluan për shkak të provokimeve pas djegies së Kuranit, por së fundi u mbajt një takim në Bruksel në nivel teknik, tha ai, duke shtuar se Ankaraja pret “vazhdimin e punës me këto takime dhe përmbushjen e angazhimeve të Finlandës dhe Suedisë sa më shpejt të jetë e mundur.” /FolDrejt/