Turqia po negocion me Rusinë për përdorimin e hapësirës ajrore në veri të Sirisë për një operacion ushtarak kundër Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG) të kurdëve sirianë, tha sot ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Turqia tashmë ka pushtuar territorin sirian disa herë për t’u marrë me YPG-në dhe ka kërcënuar ta bëjë këtë përsëri për muaj të tërë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Tensionet u rritën veçanërisht pas sulmit terrorist në Stamboll më 13 nëntor, kur një bombë shpërtheu në sheshin kryesor Taksim të qytetit, duke vrarë gjashtë dhe plagosur 81 persona./FolDrejt/