Ushtria turke ka kompletuar përgatitjet për operacionin ushtarak në qytetin verior sirian Manbij dhe në lindje të Eufratit, tha të martën, ministri i mbrojtjes Hulusi Akar.
“Kur do vijë koha, do ti marrim akcionet e nevojshme në Manbij dhe lindje të Eufratit,” tha Aker duke shtuar se targeti i vetëm i forcave turke janë terroristët – duke nënkuptuar ISIS dhe komunistët kurdë.
Deri tani Turqia kontrollon në Siri qytete si Al-Bab, Afrin dhe Azaz./Foldrejt.com