Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi Dritan Abazoviq viziton Kosovën me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, shkruan Fol Drejt.
Në njoftimin për media thuhet se “Aleanca Kosovare e Bizneseve, ju fton nesër e enjte me 13 prill në orën 10.00 në zyrat e AKB-ës në konferencen për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të zi z. Dritan Abazoviq në Kosovë. Kjo vizitë realizohet me ftesë të kryetarit të AKB-së z. Agim Shahini dhe bizneseve të Kosovës.”
Po ashtu, është paralajmëruar se pas takimit do të mbahet një konferencë për media./FolDrejt/