Përkundër spekulimeve të shumta nëpër mediat gjermane se shefja e re e partisë më të madhe gjermane CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer (56) po punon për marrjen e funksionit të kancelares para kohe nga Angela Merkel (64, CDU), një gjë e tillë hidhet poshtë nga vetë AKK, shkruan foldrejt.com.
Pyetja që po shqetëson zyrat politike në Berlin, prej kohësh është, kur AKK do marrë funksionin e kancelares?
“Unë e përjashtoj mundësinë e një ndryshimi të parakohshëm të funksionit partiak,” tha AKK, duke shtuar se Merkel do mbetet në këtë funksion deri në fund të mandatit. Ajo këto komente i bëri për një intervistë me WELT.
Megjithatë, AKK të hënën ka zëvendësuar sekretarin e përgjithshëm të partisë, besnikun e Merkelit, Klaus Schüler (62), me kandidatin e saj Nico Lange (44).
Media më e klikuar gjermane BILD, komenton se pas zgjedhjeve të përgjithshme europiane, të gjitha kartat do përzihen./Foldrejt.com