Situata në Ballkan mbetet akoma fushë veprimi për Europën. Pas një vizite të pasardhëses së Merkelit dhe ministres së mbrojtjes gjermane, Annegret Kramp-Karrenabauer në Kosovë, ajo veçanërisht foli për rrezikun kinez dhe rus. Sipas AKK, ndikimet ruse dhe kineze janë evidente në Ballkan, informon foldrejt.com.
“Në Kosovë veprojnë ushtarët gjermanë prej 20 vitesh. Kjo ka sjellë stabilitet, por akoma jo një strukturë të mëvetësishme paqeje,” tha AKK.
Në lidhje me Kosovën, ajo shfaqi edhe frikën nga kërcënimi i ushtarëve të rikthyer nga Siria.
AKK në 2 dhjetor ka vizituar 70 trupat gjermane të KFOR-it./Foldrejt.com