Aleanca Kosova e Re që është dhe pjesë e koalicionit qeverisës, ka hapur zgjedhjet e brendshme për rikonsuludim të strukturave të veta në të gjitha nivelet partiake.
Behgjet Pacolli, kryetari i kësaj partie njëherësh zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se AKR si parti liberale ka dhënë dhe do të jap shumë për zhvillim ekonomik të Kosovës.
Tutje Pacolli, ka thënë se sukseset e qeverisë janë të qarta, duke vënë theksin te kontributi i partisë së tij në punën e ekzekutivit.
“Ne jemi ata që asnjëherë nuk kemi menduar, nuk kemi grabitur, nuk kemi shkuar dhe të presim nëpër korridore dhe qoshe të ndryshme që të përfitojmë diçka për partinë tonë apo për vetveten. Më tregoni cilët janë ata ambasadorë dhe cilët janë ata konsuj nga radhët e AKR-së që sot kemi nominuar, e din edhe opinion publik, por ju them ne do të vazhdojmë kështu, por kam frikë se ky durim i yni, kjo kulturë, kjo qasje ndaj punës do të përfundoj një ditë, dhe me përfundimin e saj sigurisht konsekuencat janë të mëdha. Unë nuk kam asnjë fjalë ma tepër, as ku kushtëzime, nuk jam njeri i kushtëzimeve por ta dinë se ne e dimë për çka kemi paguar, për çka jemi duke paguar, dhe këtu nuk ka asnjë arsye që të demoralizohemi, ne duhet të ecim përpara, kryelartë, jemi liberal dhe liberalët punojnë për interesat e këtij shteti, punojnë për zhvillim ekonomik dhe punojnë gjithmonë që proceset të ecin përpara…”, u shpreh Pacolli.
Ndër të tjera, Pacolli ka shprehur keqardhje për dy ish ministrat e AKR-së që janë shkarkuar me vet miratimin e tij, Flamur Sefaj dhe Bejtush Gashin. Sipas tij, këta dy njerëz është dashur të sakrifikohen për Kosovën për shkak të rrethanave politike që ndodhën.
Pacolli gjithashtu ju sqaroi anëtarëve të AKR-së se pse ju është dashtë të hyjnë në qeveri, duke thënë se AKR vazhdimisht po nënçmohej nga vet partneri i koalicionit të atëhershëm, LDK-së, në gjitha instancat.
E, vendimtare, sipas tij, ishte se nuk po mund të bënte bashkë dy liderët e tashëm opozitar, Albin Kurtin e Vetëvendosjes dhe Isa Mustafën e LDK-së.
“Ne ishim në një koalicion më një parti të madhe, shtetformuese, LDK. E dini se tre muaj kam kërku nga opozita të bashkohet, votat ishin aty vetëm të udhëheqin me vendin. Por, asnjëherë nuk kam arritë që t’i ulë dy liderët opozitar së bashku, unë ju dhashë dhe kohë ta bojnë këtë, sa herë kom shtru dreka për zotin Albin Kurti dhe Isa Mustafën që të bashkëpunojmë, por nuk kam arritur”, shtoi Pacolli.
Tërheqjet e njohjeve Pacolli i quajti edhe një herë informata false të gatuara në kuzhinat e Beogradit.
Nga ana tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se është koha që kjo parti t’u tregojë të tjerëve se është e gatshme të çojë procese përpara, dhe kot e kanë gjithë ata, siç i quajti ai, manipulues, që thonë se AKR është parti me dy për qind.
“Kush është ai që guxon të thotë që AKR-ja është 2 për qind. Kot e kanë manipuluesit dhe njerëzit e paguar në shpirtin e tyre për të nënvlerësuar shpirtin e AKR-së…….15 Jemi mbledhur për t’i shpallur zgjedhjet, s’jemi ardhë këtu për të marrë mandate, por jemi ardhë për t’i lënë mandatet, dhe mandatet e atyre që vinë në strukturat e AKR-së do të vinë pikërisht prej juve, dhe ju jeni ata që zgjidhni për arsye se AKR-ja është parti liberale, parti që është shërbëtore e qytetarëve, parti që ka vlera dhe jam hy në këtë parti me krenarinë më të madhe dhe do ta mbajë deri në fund, sepse kjo parti më nderon, na nderon të gjithë neve këtu, sepse shumë njerëz dhe parti të tjera dëshirojnë të vijnë në pushtet dhe të marrin prej këtij pushteti, por ne edhe pa pushtet edhe me pushtet jemi me duar të paqta, dhe kjo pastërti shpirtërore, ky vullnet i palodhshà «m për ta çuar vendin përpara sepse edhe unë edhe të tjerë, e posaçërisht Behgjet Pacoli nuk jemi ardhë të pasurohemi këtu, jemi ardhur për të bërë më të mirën e këtij vendi” theksoi Bahtiri.
Bahtiri, tutje u shpreh se kjo parti i nderon të gjithë sepse janë me duar të pastra, dhe nuk dëshirojnë të vijnë në pushtet dhe të marrin pushtet prej shtetit.
Ndërsa, Bahtiri i dërgoi dhe një mesazh të qartë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke ju drejtuar se ai duhet t’i mbajë larg duart nga Mitrovica.
Sipas tij, Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që dëshiron ta ndryshojë kufirin e Kosovës.
“Nuk mund të dal nga kjo foltore pa e përmend Mitrovicën time të bekuar dhe e kam një mesazh sepse vie nga një tubim madhështor që mbahet në kullën e Isa Boletinit është tubimi i Plisave ku atje e mora një bekim, po edhe një porosi për të gjithë juve dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë e sidomos për institucionet e Republikës së Kosovës; larg duart nga Mitrovica, larg duart larg duart nga Mitrovica….Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që don ta ndryshojë kufirin e republikës së Kosovës, kurrë…Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kryt nga Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit një herë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do tà « këmbëngul deri në fund për mos me lanë, me rezistu atë”, tha Bahtiri.
Me hyrjen në Qeveri, Aleanca Kosova e Re ka dikastere të rëndësishme. Ndërsa, ka vetëm dy deputetë në Parlamentin e Kosovës.