Policia e Albuquerque në New Mexico ka publikuar pamjet e tmerrshme të momentit të aksidentit të një autobusi që transportonte nxënës shkollë.
Sipas autoriteteve, shoferi i një Ford Mustang u përplas me autobusin e shkollës duke e përmbysur atë ndërsa bënte garë në autostradë me një tjetër makinë.
Në momentin e aksidentit, në autobus udhëtonin 23 fëmijë të cilët fatmirësisht shpëtuan pa plagë të rënda, megjithëse përjetuan momente të vërteta paniku.
Autoritetet vlerësojnë se në momentin e aksidentit, makina që përplasi autobusin ishte duke udhëtuar me mbi 130 km në orë. Drejtuesi i saj ndodhet pas hekurave dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, të mbetur në tentativë.