14 vetura të përfshira dhe disa persona janë lënduar si rezultat i aksidentit zinxhiror në autostradën Mazgit-Bresje në Fushë Kosovë mëngjesin e së hënës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se rruga është bllokuar përkohësisht për qarkullim.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”, tha Hoxha.
“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, shtoi ai.
Hoxha apeloi pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kohë me ngrica dhe mjegull.