Në përplasjen e mbrëmshme të dy trenave në Greqi, humbën jetën të paktën 32 persona, ndërsa 85 të tjerë u plagosën, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Tempit, i cili ndodhet në pjesën qendrore të vendit. Shërbimet e urgjencës po kërkojnë të mbijetuar nga një tren me 350 pasagjerë që u përplas me një tren mallrash.
Fokusi i kërkimit është në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve dhe numri i të vdekurve pritet të rritet. Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Vassilis Varthakogiannis tha se 194 pasagjerë janë transportuar në Selanik, ndërsa 20 pasagjerë janë transportuar në qytetin e Larisës.
Ai theksoi se nga 85 pasagjerët e lënduar, 53 janë mbajtur në spital.
Treni i pasagjerëve po lëvizte nga Athina për në Selanik, i cili është qyteti i dytë më i madh në Greqi. Përplasja e trenit ndodhi pas festës kombëtare që përfundoi më 27 shkurt.
Skenat nga vendi i aksidentit janë shqetësuese – mbi vagonët e përmbysur janë ngritur re tymi të dendur, ndërkohë që një numër i madh i pjesëtarëve të shërbimeve emergjente janë në kërkim të të mbijetuarve. Ndërhynë të paktën 150 zjarrfikës me 17 automjete dhe u vendosën 40 autoambulanca.
Autoritetet thanë se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin e rëndë. /FolDrejt/