Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, më konkretisht në autostradën A32 Torino-Bardonecchia. Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur dhe sipas medieve 2 persona kanë ndërruar jetë.
Shkak i aksidentit sipas autoriteteve vendase është bërë ngrica në rrugë dhe kushtet e vështira atmosferike. Sipas autoriteteve Italiane aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit Serre la Voute, midis Exilles dhe Salbertrand.
Policia, ambulancat, zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq i Susas janë në vend. Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur dhe sipas medieve Italiane janë dy viktima.
“Është e tmerrshme, është një ferr,” përsërit një burrë teka endet mes makinave për të shpëtuar shoferët e automjeteve .