Sipas mediave në Shqipëri, një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, me ç’rast, një person ka humbur jetën, shkruan Fol Drejt.
Një veturë ka dalë nga rruga, e për rrjedhojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Policia e Shqipërisë bëjnë me dije se viktima është një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet H.P, banues në lagjen nr.13 Durrës.
Ky është njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.