Një femër kosovare ka humbur jetën në një aksident trafiku natën e mbrëmshme.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, rreth orës 19:30, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, raportohet se dy vetura janë aksidentuar mes vete.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/