Një aksident trafiku mes dy veturave ka lënë të lënduar katër persona.
Aksidenti ka ndodhur dje, në Rahovec, rreth orës 14:26.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e veturave, e bashkë me ta edhe dy këmbësorë meshkuj.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë dy shoferët pas trajtimit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/