Katër persona kanë marrë lëndime pas përfshirjes në një aksident trafiku mesditën e sotme.
Rasti ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, konkretisht në fshatin Pantinë, rreth orës 12:30, transmeton Fol Drejt.
Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv Avni Zaiti, zëdhënës i policisë në për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zaiti./FolDrejt/