Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ora 14.00 në magjistralen Gostivar-Kërçovë ku kanë mbetur të plagosur 11 persona, shkruan foldrejt.com. Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes frontale mes një furgoni pasagjerësh dhe dy veturave. Si pasojë rreth dy orë rruga mbeti e bllokuar, informon foldrejt.com.
Një person me lëndime më të mëdha është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Klinikën e Shkupit, kurse të tjerët me urgjencë ndodhen në spitalin e Gostivarit./Foldrejt.com