Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani”, në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, transmeton Fol Drejt.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, ka bërë të ditur Rugova./FolDrejt/