Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, si pasojë tre persona kanë marrë lëndime të rënda.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili është shprehur se personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda. Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor. Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të reapektojn rregullat e trafikut”, është shprehur Kelani.