Një person ka humbur jetën dhe 56 të tjerë janë plagosur kur një autobus është përmbysur pranë Grand Canyon në shtetin amerikan të Arizonës, thanë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi të martën, kur një autobus turistik u përplas me një automjet pasagjerësh në një parking, tha një zëdhënës i agjencisë së udhëtimeve për televizionin KTNV në Las Vegas.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Rezervës Hualapayu, ku ka edhe një platformë vëzhgimi që del rreth 1200 metra mbi kanion, raporton Reuters.