Një aksident trafiku me fatalitet raportohet se ka ndodhur në Krushevë të Vogël të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për media se aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë i vdekur ka mbetur vozitësi i makinës.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Siç raportohet, i vdekur ka mbetur vozitësi i automjetit, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime.