Në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku qytetari kosovar ka goditur me veturë për vdekje viktimën femër siriane
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në për obduksion, njofton policia.
“Fsh. Harilaq, Fushë Kosovë 11.03.2022 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia, përcjell FolDrejt.